Ndërlidhjet

Rusia kundërshton rezolutën për fluturimin MH17


Vendi ku u rrëzua fluturimi MH17
Vendi ku u rrëzua fluturimi MH17

Rusia tha se do të kundërshtojë draft-rezolutën e Kombeve të Bashkuara për krijimin e një tribunali për të ndjekur ata që rrëzuan fluturimin MH17 të Malaysian Airlines në Ukrainë.

"Nuk shoh ndonjë të ardhme” për këtë resolutë, tha ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin. "Fatkeqsisht, duket se kjo është një përpjekje për të organizuar një shfaqje grandioze politike, që vetëm dëmton përpjekjet për të gjetur personat e fajshëm".

Rusia është në mesin e 15 anëtarëve të përhershëm me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili do të duhet të miratojë planin e ofruar nga Malajzia, Holanda dhe vende të tjera të përfshira në një hetim të përbashkët për rrëzimin e aeroplanit.

Ukraina dhe shtetet perëndimore akuzojnë rebelët e mbështetur nga Rusia se kanë rrëzuar aeroplanin në lindje të Ukrainës me një granatë ruse.

Por Moska thotë se ajo nuk i ka furnizuar rebelët me atë sistem.

"Ne duhet të presim për rezultatet e hetimit, dhe pastaj të mendojmë se si t’i qasemi me efikasitet procedurave ligjore", tha Churkin,

Raporti përfundimtar nga hetuesit pritet të përfundojë në muajin tetor.

XS
SM
MD
LG