Ndërlidhjet

Lirohen ish-shefi i inteligjencës dhe truproja e presidentit kazak


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

Dy bashkëpunëtorët e Rakat Aliev, ish-dhëndërit të presidentit të Kazakistanit Nursultan Nazarbaev, janë liruar nga akuzat për vrasje të dyfisht.

Një gykatë në Vjenë ka liruar ish-shefin e inteligjencës kazake Alnur Musaev dhe ish-truprojën presidenciale Vadim Koshlyak.

Ndaj këtyre dy personave, gjykimi kishte nisur në muajin prill.

Prokuroët thonë se Aliev, Koshlyak dhe Musaev ishin të përfshirën në kidnapim, torturë dhe vrasjen e dy personave në vitin 2007.

Rakat Aliev, i cili ishte i dyshuari kryesor në këtë rast, është gjetur i varur në burgun e Vjenës në muajin shkurt.

Aliev, i cili ishte larguar nga Kazakistani në vitin 2007, ishte shkarkuar nga pozita e amadorit të Kazakistanit në Austri dhe u dënua në mungesë me 40 vjet burgim nën akuza për krim të organizuar dhe tentim të organizimit të grusht shtetit.

Në atë kohë, ai kishte thënë se rasti ndaj tij ishte i motivuar politikisht.

XS
SM
MD
LG