Ndërlidhjet

Malajzi: Hetimet për aeroplanin MH17 afër përfundimit


Pamje gjatë një përkujtimi të viktimave të rrëzimit të aeroplanit MH17
Pamje gjatë një përkujtimi të viktimave të rrëzimit të aeroplanit MH17

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, tha se hetimet lidhur me rrëzimin e aeroplanit të udhëtarëve të kompanisë ajrore të Malajzisë, vitin e kaluar mbi pjesën lindore të Ukrainës, është “realisht afërt që të emërohen ata që janë fajtorë”.

Duke folur sot në një përkujtim në aeroportin në Kuala-Lumpur, me rastin e shënimit të njëvjetorit të tragjedisë më 17 korrik të vitit 2014, me ç’rast u vranë të 298 njerëzit në aeroplan, kryeministri Razak tha se hetimi “pritet të kryhet së paku deri në fund të vitit 2015”.

Malajzia dhe vendet e tjera, që marrin pjesë në Ekipin e Përbashkët Hetues, Australia, Belgjika, Holanda dhe Ukraina, po bëjnë presion për krijimin e një tribunali ndërkombëtar të mandatuar nga Kombet e Bashkuara, për t’i ndjekur ata që janë të akuzuar për rrëzimin e aeroplanit.

Para dy ditësh, Rusia ka njoftuar se do ta kundërshtoj rezolutën për formimin e një tribunali të tillë.

XS
SM
MD
LG