Ndërlidhjet

Meksikë: Shefi i drogës ka ikur nga burgu


Pamje gjatë arrestimit të shefit të drogës "El Chapo" Guzman në Meksikë
Pamje gjatë arrestimit të shefit të drogës "El Chapo" Guzman në Meksikë

Autoritetet në Mekiskë thonë se një shef i lartë i grupeve të kontrabandimit të drogës, ka ikur nga burgu nëpërmjet kanalit të gjatë 1.5 kilometra, që fillonte nën qelinë e tij të burgut.

Rojet kanë hyrë në qelinë e të dënuarit, Joaquin “El Chapo” Guzman, në burgun e sigurisë së lartë në pjesën perëndimore të kryeqytetit, Meksiko, pasi dje ai nuk shihej në kamerat e sigurisë.

Rojtarët e gjetën një vrimë të thellë me shkallë, që ka çuar në një tunel të gjatë me ventilim dhe sistem të dritave, ndërsa dalja ishte nën një ndërtesë që ishte duke u ndërtuar.

Një zyrtar i lartë tha se 18 rojtarë të burgut do të merren në pyetje nga prokurorët lidhur me ikjen e të dënuarit Guzman.

Kjo ishte hera e dytë që shefi i grupeve kontrabanduese të drogës të ikte nga burgu.

Në vitin 2001, ai kishte ikur nga një burg tjetër duke u fshehur në një shportë të teshava të palara.

Nofka e Guzmanit, El Chapo, do të thotë “i shkurtëri”.

XS
SM
MD
LG