Ndërlidhjet

Jemen: Megjithë armëpushimin, sulme ajrore


Pamje pas një sulmi ajror të Arabisë Saudite kundër caqeve të kryengritësve në kryeqytetin Sana në Jemen
Pamje pas një sulmi ajror të Arabisë Saudite kundër caqeve të kryengritësve në kryeqytetin Sana në Jemen

Një armëpushim i ri është thyer brenda një ore, pasi kanë vazhduar sulmet ajrore të udhëhequra nga Arabia Saudite, meqë ka pasur raporte për luftime tokësore në qytetet Sana dhe Taiz.

Armëpushimi ishte arritur pas negociatave të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara dhe filloi mbrëmë në mesnatë, ndërsa parashihej të zgjaste deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, për të lejuar hyrjen e ndihmave të domosdoshme humanitare për miliona njerëz në pragë të urisë.

Cak i një sulmi ajror ishte një kamp ushtarak i përdorur nga forcat që janë lojale ndaj kryengritësve, ndërsa në tjetrin është goditur një konvoj i tyre. Sulme ajrore janë ndërmarrë edhe në kryeqytetin Sana.

Të dy palët e fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

XS
SM
MD
LG