Ndërlidhjet

Gjermanisë i dyfishohen kërkesat për azil


Ilustrim
Ilustrim

Numri i azilkërkuesve në Gjermani ka arritur shifrën e 180 mijë personave, vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, që është dyfishi i shifrës për periudhën e njëjtë në vitin 2014.

Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere tha të hënën se këto shifra tregojnë se me çfarë sfidash përballet shteti, për shkak të fluksit të paparë të refugjatëve.

Shumë sirianë, irakianë dhe afganë që arrijnë në bregdetet evropiane, vazhdojnë rrugëtimin e tyre për në Gjermani apo Skandinavi.

Gjermania ka kritikuar shtetet, përfshirë Italinë, se po dështojnë në regjistrimin e refugjatëve, siç kërkojnë rregullat e BE-së, por zyrtarët të hënën bënë me dije se edhe policia gjermane nuk po arrinë të bëjë një gjë të tillë.

Shefi i policisë kufitare Dieter Romann the se policët e tij nuk e kanë gjithmonë të mundur t’u marrin shenjat e gishtave të gjithë atyre që vijnë, për 48 orëshin që është e domosdoshme.

XS
SM
MD
LG