Ndërlidhjet

SHBA: Gratë e të dënuarve në Iran – të pakënaqura me marrëveshje


Ish-agjenti Robert Levinson i zhdukur para tetë vitesh
Ish-agjenti Robert Levinson i zhdukur para tetë vitesh

Bashkëshortja e një prifti, që mbahet i burgosur në Iran, dhe i një ish-agjenti të FBIs-ë, që mendohet se mbaheet peng atje, kanë shprehur pakënaqësi dje që Shtetet e Bashkuara janë pajtuar për marrëveshjen atomike me Iranin, e cila nuk u ndihmon burrave të tyre.

Nagmeh Abedini, bashkëshorti i së cilës është prift i krishterë, që mbahet në burg në Iran, prej vitit 2012, tha se ajo ishte takuar me presidentin amerikan, Barack Obama, në muajin janar, dhe kishte kërkuar nga ajo që të mos e miratoj marrëveshjen pa u punuar në sigurimin e lirimit të burrit të saj.

Prifti, Saeed Abedini, është dënuar me tetë vjet burg, për atë që Irani pretendon se ishte rrezikim i sigurisë shtetërore, kur ai ishte përpjekur ta ndërtoj një rrjet kishtar në shtëpitë private.

Nga ana tjetër, Christine Levinson, është bashkëshorte e agjentit të pensionuar të agjencisë FBI, Robert Levinson, që ishte zhdukur para tetë vitesh, derisa punonte për agjencinë CIA, e që konsiderohet se mbahet peng në Iran.

Ajo ka kërkuar nga liderët amerikanë që ta zgjidhin rastin e tij “me të njejtën ndjenjë të urgjencës”, që i ka shënuar negociatat atomike.

Ajo ka thënë se “ankthi duhet të përfundoj”.

XS
SM
MD
LG