Ndërlidhjet

Greqi: Shërbyesit civilë protestojnë kundër marrëveshjes


Protesta e farmacistëve dhe shërbyesve civilë në Athinë
Protesta e farmacistëve dhe shërbyesve civilë në Athinë

Farmacistët në Greqi mbyllën farmacitë e tyre dhe shërbyesit civilë nuk shkuan në punë por dolën nëpër rrugët e Athinës për të kundërshtuar marrëveshjen e daljes nga kriza ekonomike, në të cilën i kërkohet Greqisë reforma të thella.

Protestuesit marshuan nëpër rrugët e Athinës mëngjesin e sotëm, duke mbajtur transparent nëpër duar në të cilën shkruhej “Anuloni marrëveshjen” dhe “Thuani jo politikave të BE-së dhe FMN-së”. Në këtë protestë morrën pjesë vetëm disa mijëra njerëz.

Protesta të tjera janë paralamjëruar që do të mbahen sot gjatë ditës por nuk pritet që në to të marrin pjesë shumë njerëz.

Këto organizime vijë vetëm një ditë pasi një sondazh u publikua, ku thuhej se 70 për qind e njerëzve duan që parlamenti grek të miratojë marrëveshjen për daljen nga kriza.

Ligjvënësit pritet që të votojnë për masat shtrënguese të cilat do të mundësojnë zhbllokimin e ndihmave që i duhen Greqisë që të mos falimentojë.

XS
SM
MD
LG