Ndërlidhjet

OKB mund ta votojë marrëveshjen e iranit javën e ardhshme


Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po qarkullon një draft-rezolutë e Shteteve të Bashkuara, përmes së cilës do të miratohet marrëveshja bërthamore e Iranit, ku parashihen të hiqen sanksionet e OKB-së por do të vazhdon të mbetet në fuqi embargoja për armë dhe raketa balistike.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka gjasa që ta votojë këtë draft-rezolutë javën e ardhshme.

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power shkurtimisht i ka njoftuar anëtarët e këshillit me draft-dokumentin, por kjo gjë është bërë pas dyerve të mbyllura, kanë thënë diplomatët të cilët kanë folur në kushte anonimiteti.

Kjo rezolutë do të zëvendësojë dokumentin ekzistues të Këshillit të Sigurimit, për sanksionet dhe ndalimet kundër Iranit, për të cilat janë marrë vesh gjatë bisedimeve në Vjenë.

Rezoluta tashmë e ka mbështetjen e anëtarëve që kanë të drejtë vetoje në OKB.

XS
SM
MD
LG