Ndërlidhjet

Irani liron pastorin e krishterë 2 vjet më herët


Burgu Evin
Burgu Evin

Një pastor i krishterë i cili është mbajtur në burgun famëkeq Evin të Iranit që nga viti 2010, do të lirohet dy vjet më herët, në "një gjest të vullnetit të mirë nga ana e Teheranit".

"Farshid Fathi i është thënë nga zyrtarët e burgut që ai do të dalë më 10 dhjetor 2015," në vend që nga dhjetori i vitit 2017, bënë të ditur autoritetet iraniane.

Farshid është aktualisht duke vuajtur një dënim gjashtë vjeçar për atë që qeveria iraniane pretendoi se ishte shkelje e sigurisë kombëtare. Familja e tij thonë se ai ishte vetëm "një i krishterë që ushtrone lirshëm besimin e tij".

Farshid u arrestua në shtëpinë e tij në Teheran nga agjentët e Ministrisë së Inteligjencës në dhjetor të vitit 2010 dhe u burgos. Mbështetësit thonë se ai u mbajt në izolim dhe u mor në pyetje brutalisht.

Gjykata Revolucionare në Teheran ka dënuar Farshid për "veprime kundër sigurisë kombëtare", sepse ai bashkëpunoi me organizatat e huaja ungjillore.

Kisha Orthodhokse e Rusisë pretendonte se ka luajtur një rol në lirim të parakohshëm Farshidt.

Ajo tha se Patriarku i Moskës, Kirill, në prill dërgoi një letër duke i kërkuar autoriteteve në Teheran që të tregojnë mëshirë ndaj të krishterëve të burgosur.

XS
SM
MD
LG