Ndërlidhjet

SHBA-të padisin Igor Girkin


 Igor Girkin
Igor Girkin

Igor Girkin, ish komandant i forcave separatist pro-ruse në lindje të Ukrainës, zyrtarisht është akuzuar në një padi të SHBA-ve për orkestrimin e rrëzimit të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines.

Padia e paraqitur në Çikago pretendon gjithshtu se Girkin ka vepruar me miratimin e Kremlinit, kur forcat e tij qëlluan mbi Boeing 777, që ishte rrugës nga Amsterdami për në Kuala Lumpur më 17 korrik të vitit 2014, duke vrarë 298 personat në bord.

Padia kërkon 900 milionë dollarë për familjet e 18 pasagjerëve që ishin në mesin e të vdekurve.

Avokati Floyd Wisner është duke përdorur Aktin për Mbrojtjen e Viktimave të Torturës të SHBA-së, që mund të përdoret kundët qytetarëve të huaj, për të filluar procedurë gjyqësore kunder Girkin para një gjykate në SHBA.

Wisner tha se padia “nuk ka të bëjë me para. Ka të bëjë më marrjen e përgjigjeve nga Girkin dhe vënien në presion të Rusisë për të bashkëpunuar” me tribunalin ndërkombëtar për të dënuar përgjegjësit për krimin.

XS
SM
MD
LG