Ndërlidhjet

Raporti: Për rrëzimin e aeroplanit MH17 fajësohen prorusët


Pamje e një pjese të aeroplanit të rrëzuar MH17 në pjesën lindore të Ukrainës
Pamje e një pjese të aeroplanit të rrëzuar MH17 në pjesën lindore të Ukrainës

Propozim-raporti i Bordit të Sigurisë së Holandës për aeroplanin e kompanisë ajrore të Malajzisë, i njohur me shkurtesën MH17, që është rrëzuar në pjesën lindore të Ukrainës, para një viti, i fajëson separatistët prorusë.

Mëtutje, siç raporton rrjeti CNN, ky propozim-raport sekret i ka qindra faqe.

Nga rrëzimi i aeroplanit të udhëtarëve, të tipit Boing 777, para gati një viti, ishin vrarë të gjithë 298 njerëzit në të.

Më 2 qershor ky dokument ishte shpërndarë për shqyrtim nëpër agjenci dhe përfaqësues të tjerë të akredituar në Ekipin e përbashkët për hetime, që udhëhiqet nga Holanda, përfshirë edhe Bordin e Sigurisë të Transportit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, Administratën Federale të Aviacionit dhe kompaninë Boeing.

Anëtarët e tjerë të ekipit të hetimeve janë nga Malajzia, Australia, Britania, Rusia dhe Ukraina.

Raportohet se ata që e kanë marrë këtë dokument, deri më 1 gusht duhet t’i paraqesin komentet e tyre.

XS
SM
MD
LG