Ndërlidhjet

Politikanja ruse emërohet në Odesë të Ukrainës


Maria Gaidar
Maria Gaidar

Guvernatori i rajonit Odesë në Ukrainë, Mikheil Saakashvili, ka shpallur se politikanja ruse, Maria Gaidar, do të jetë zëvendëse e tij.

Zoti Saakashvili tha sot se ka kërkuar nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, që zonjës Gaidar t’i jepet shtetësia dhe të emërohet në post.

Maria Gaidar është vajza e të ndjerit, Yegor Gaidar, ish-kryeministër reformist rus, nën ish-presidentin, Boris Yelcin, në vitet e 90-ta.

Maria Gaidar është kritike e ashpër e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Mikheil Saakashvili, i cili në periudhën 2004 – 2013 ishte president i Gjeorgjisë, është guvernator i Odesës prej fundit të muajit maj të këtij viti.

Qeveria e presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, i ka emëruar disa të jashtëm për poste shtetërore, pas protestave me të cilat u përmbys ish-presidenti, Viktor Yanukovich, në shkurt të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG