Ndërlidhjet

Vuçiq e ka lutur Dodikun ta shqyrtoj vendimin për referendum


Aleksandar Vuçiq (djathtas) dhe Milliorad Dodik
Aleksandar Vuçiq (djathtas) dhe Milliorad Dodik

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka lutur sot presidentin e Republikës serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, që edhe njëherë ta shqyrtoj vendimin për thirrjen e referendumit për autoritetin e gjykatës së Bosnjë Hercegovinës ndaj serbëve.

“Megjithqë nuk e kamë bërë pyetjen hapur, kemi të bëjmë me vendim sovran të RS-së”, tha Vuçiq, dhe ka shtuar se “e kam lutur në emër të Serbisë që vetëm edhe njëherë ta shqyrtoj vendimin”.

Këto komente ai i bëri sot në konferencën për gazetarët në Beograd, pas takimit me Millorad Dodikun.

Vuçiq, mëtuje ka theksuar se Serbia kurrë nuk është përzier në punët e brendshme të Bosnjë Hercegovinës dhe se i falënderohet Dodikut që ka pranuar “këtë lloj të bisedimeve”.

Më herët, çështjen e referendumit e kanë kundërshtuar ashpër diplomatët e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara në Sarajevë, duke u tërhequr vërejtjen liderëve serbë të Bosnjës se referendumi i propozuar do të ishte “kërcënim direkt për sovranitetin dhe sigurinë” e Bosnjës, që “nuk do të tolerohet”.

XS
SM
MD
LG