Ndërlidhjet

IS vret mbi 100 njerëz me një makinë bomb në Irak


Shpërthimi në Khan Bani Saad, Irak
Shpërthimi në Khan Bani Saad, Irak

Zyrtarët irakianë thonë se së paku 115 njerëz, përfshirë fëmijë, janë vrarë nga shpërthimi i një makine bomb në një treg në Irak.

Shpërthimi, i cili ndodhi më 17 korrik, ka rrënuar disa ndërtesa në Khan Bani Saad, i cili është rreth 30 kilometra në verilindje të Bagdadit.

Shumica e viktimave ishin myslimanë shiitë, të cilët ishin mbledhur për të festuar Fitër Bajramin, festë që shënon fundin e muajit të Ramazanit.

Grupi militant i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm duke thënë se vetura është vozitur nga një sulmues vetëvrasës i cili ka pasur me vete 3 tonë eksploziv.

Ndërkaq, turmat e njerëzve të zemëruar nga kjo ngjarje, kanë shprehur mllefin e tyre duke thyer dritaret e veturave të parkuara aty pranë.

Provinca Diyala ku ndodhi sulmi, ka shpallur 3 ditë zie për të nderuar viktimat.

XS
SM
MD
LG