Gjatë 24 orëve të fundit, në lindje të Ukrainës, raportohet se janë vrarë 3 civilë dhe një ushtar ukrainas.
Ministria e Brendshme tha se civilët janë vrarë kur rebelët pro-rusë kanë hapur zjarr në qytetin Avdiivka, që është nën kontrollin e forcave qeveritare. Qyteti është në lindje të Donjeckut, i cili kontrollohet nga rebelët.
Ushtria ukrainase ka thënë se ushtari i tyre u vra në rajonin fqinj të Luhanskut.
“Gjatë 24 orëve të fundit, gjendja në zonat e konfliktit është përkeqësuar”, thuhet në njoftimin e ushtrisë.
Ndërkaq, separatistët kanë akuzuar trupat qeveritare se kanë hapur zjarr në qytetet që ata i kontrollojnë.
Më shumë se 6,500 njerëz janë vrarë në luftimet në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë, që prej fillimit të tyre në prill të vitit 2014.