Ndërlidhjet

Pakistani akuzon Indinë për shkelje të armëpushimit


Trupat indiane në rajonin e Kashmirit, foto nga arkivi
Trupat indiane në rajonin e Kashmirit, foto nga arkivi

Pakistani e ka akuzuar Indinë për atë që i quan “shkeljeve të paprovokuara të armëpushimit”, në rajonin kontestues të Kashmirit, vetëm disa ditë pasi u vranë 5 persona në dy anët e kufirit.

Ministria e Jashtme përmes një deklarate për media ka thënë se trupat indiane kanë hapur zjarr më 18 korrik në kufirin de fakto të rajonit, duke përdorur “armë të vogla, raketa, mortaja dhe armë automatike të kalibrit të rënd”.

Por në këtë deklaratë nuk përmendet se ka pasur viktima gjatë këtij incidenti.

Ndërkaq, India këmbngulë se Pakistani ka hapur zjarr i pari.

Trupat, në të dy anët e kufirit, ditët e fundit kanë shkëmbyer zjarr dhe kanë hedhur mortaja.

Më 16 korrik u vranë 4 civilë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ndërkaq më 15 korrik, një grua u vra dhe 4 persona të tjerë u plagosën, pasi trupat në dy anët e kufirit shkëmbyen zjarr.

XS
SM
MD
LG