Ndërlidhjet

Vërshimet përfshijnë lindjen e Taxhikistanit


Vërshimet në Gorno-Badakhshan
Vërshimet në Gorno-Badakhshan

Rrëshqitjet e baltës dhe vërshimet nga reshjet kanë shkatërruar 60 shtëpi, dyqane dhe qendra kuluturore, linja elektrike dhe sistemin e ujitjes në rajonin lindor të Taxhikistanit, Gorno-Badakhshan, gjatë ditëve të fundit.

Rrëshqitja e djeshme e baltës preu rrjedhën e lumit Gund dhe dëmtoi disa pjesë të një fshati të afërt. Punët në dy termocentrale lokale u pezulluan si rezultat i përmbytjeve.

Guvernatori rajonal i Gorno-Badakhshan, Rahmonkul Rahmonkulov tha sot se familjet, shtëpitë e të cilave u shkatërruan, janë vendosur një një zonë të sigurtë dhe janë duke qëndruar në kampe të përkohshme.

Ai tha se dëmet e shkaktuara nga rrëshqitjet dhe vërshimet, do të kushtojnë 3 milionë dollarë.

Asnjë vdekje nuk u raportua.

Një komision shtëror i udhëhequr nga kryeministri Kohir Rasulzoda është duke punuar në këtë rajon tash e dy ditë.

XS
SM
MD
LG