Ndërlidhjet

George Bush lirohet nga spitali


George Bush
George Bush

Ish presidenti amerikan George Bush është kthyer në shtëpi pas katër ditësh në spital, pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e tij, në shtetin amerikan të Maine.

Bush, 91 vjeçar u lirua nga spitali më 19 korrik, pasi ishte trajtuar për shkak të një lëndimi në qafën e tij.

Mjekët thanë se atij do t’i duhet të mbajë një mbajtëse të qafë dhe t’i nënshtrohen terapisë së mëtejshme fizike.

Bush është më i vjetri nga katër ish presidentët e gjallë amerikanë. Ai ështëq babai i ish presidentit George W. Bush.

XS
SM
MD
LG