Ndërlidhjet

Carter: Marrëveshja nuk i përjashton veprimet ushtarake


Sekretari amerikan i Mbrojtes Ashton Carter
Sekretari amerikan i Mbrojtes Ashton Carter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter thotë se marrëveshja për programin bërthamor të Iranit, nuk i përjashton veprimet ushtarake si opsion, për të ndalur Iranin nga pajisja me armë bërthamore.

Carter i bëri këto komente më 19 korrik në Uashington para se të nisej për në Izrael, duke thënë se “njëra prej arsyeve se pse kjo marrëveshje është e mirë është se nuk e parandalon edhe opsionin ushtarak”.

Carter arriti sot në Irazel, duke u bërë kështu zyrtari i parë i kabinetit të SHBA-së që viziton këtë vend që prej se marrëveshja bërthamore u arrit në Vjenë.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Moshe Yaalon tha se Izraeli e vlerëson miqësinë me Shtetet e Bashkuara dhe ka falënderuar sekretarin Carter për kontributin e tij në sigurinë e Izraelit.

Izraeli është ndalesa e parë e Carter në turneun e tij në Lindje të Mesme, që po e zhvillon me qëllim që t’ua shpjegoj vendeve në këtë rajon marrëveshjen bërthamore që Irani arriti me fuqitë botërore. Ai do të vizitojë Jordaninë dhe Arabinë Saudite.

Sekretari amerikan do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu më 21 korrik.

Netanyahu e ka kritikuar ashpër marrëveshjen e Iranit duke e quajtur “gabim historik”.

XS
SM
MD
LG