Ndërlidhjet

Punëtorët e Trepçës kërkojnë rritje pagash


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Minatorët e kombinatit Metalurgjik “Trepça” po kërkojnë rritjen e pagave dhe zgjidhjen e statusit të këtij kombinati.

Kështu ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Ahmet Tmava drejtor i përgjithshëm në këtë kombinat, duke treguar se minatorët janë shpërndarë, pasi kanë përfunduar ndërrimin e parë, por që sipas tij, kërkesat janë decidive .

Punëtorët e Trepçës kanë shprehur pakënaqësi, për shkak të kushteve dhe pagave. Kërkesa e tyre është që pagat të rriten dhe të zgjidhet statusi i Trepçës.

Po tentohet të krijohet një mirëkuptim. Punëtorët janë shpërndarë dhe tashme pritet ndërrimi i dytë dhe puna të vazhdoi normalisht, por që kërkesa është decidive” ka thënë Tmava.

XS
SM
MD
LG