Ndërlidhjet

Më 26 shkurt mbahen zgjedhjet për presidentin e ri të FIFA-s


Trupi qeverisës i Federatës Botërore të Futbollit, planifikon që të mbajë zgjedhje presidenciale më 26 shkurt.

Komiteti ekzekutiv i FIFA-s ka njoftuar sot se votimi do të mbahet gjatë një kongresi special në Cyrih.

Më 2 qershor, presidenti aktual i FIFA-s Sepp Blatter se po tërhiqet nga posti, pas aferës për korrupsion dhe mitmarrje. Ky vendim i tij erdhi vetëm 4 ditë, pasi u rizgjodh në postin e të parit të FIFA-s për herë të pestë.

Në aferën për korrupsion dhe mitmarrje janë arrestuar 7 zyrtarë të lartë të FIFA-s.

XS
SM
MD
LG