Ndërlidhjet

SHBA: Një imam dyshohet se ka ndihmuar Al-Kaidan


Ilsutrim
Ilsutrim

Autoritetet amerikane janë duke kërkuar heqjen e shtetësisë për një imam, i cili thuhet se është munduar që të fsheh lidhjet e tij të kaluara me grupet islamike në Pakistan dhe Afganistan.

Imami në Oregon, Mohamed Sheikh Abdirahman Kariye, kishte mbledhur fonde, rekrutuar luftëtarë dhe u ka mundësuar trajnim grupeve kryengritëse të cilët kanë luftar me forcat sovjetike në Afganistan në vitet 1980, thuhet në ankesën e paraqitur në një gjykatë federale nga Departamenti amerikan për Drejtësi.

Avokatët e Qeverisë thonë se Kariye për një kohë “ka punuar direkt” me Osama bin Laden dhe Abdullah Azzam, themeluesit e Al-Kaidas. Ai gjithashtu thuhet se ka rekrutuar simpatizantë në Shtetet e Bashkuara dhe Pakistan për paraardhësin e Al-Kaidas, i njohur si Maktab Al-Khidamat.

Kariye gjithashtu po ashtu akuzohet se ka qenë zyrtarë financiar i një organizate, e cila sipas autoriteteve amerikane, i ka ndihmuar grupeve terroriste, përfshirë këtu edhe Al-Kaidan që të promovojnë xhihadin rakidal.

XS
SM
MD
LG