Ndërlidhjet

Zjarri kërcënon fshatin në jug të Kroacisë


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Dhjetëra banorë janë evakuuar nga fshati në jug të Kroacisë, përderisa zjarrfikësit janë duke u munduar që ta mbajnë larg shtëpive zjarrin që ka shpërthyer në një mal aty pranë, raporton televizioni shtetëror kroat.

Flakët gjatë natës kanë rrethuar fshatin Trstenik në gadishullin jugor të Peljesac, njëri prej rajoneve më të famshme të prodhimit të verës në Kroaci.

“Ne po luftojmë me zjarrin që të shpëtojmë shtëpitë. Njerëzit tashmë janë evakuuar”, ka thënë një zjarrfikës.

Një tjetër zjarr afër ishullit Korcula ka shkatërruar rreth 500 hektarë pyje.

Kroacia është përballur me temperatura të larta, afër 40 gradë Celcius, raporton Reuters.

XS
SM
MD
LG