Ndërlidhjet

Zarif mbron në parlament marrëveshjen bërthamore


 Mohammad Javad Zarif në Parlamentin iranian
Mohammad Javad Zarif në Parlamentin iranian

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammaed Javad Zarif ka mbrojtur para ligjvënësve iranian, atë që ai e quajti marrëveshje të “balancuar” për programin bërthamor me fuqitë botërore.

“Ne nuk themi se marrëveshja në tërësi është në favor të Iranit”, tha Zarif, i cili ka udhëhequr ekipin negociator të Iranit në bisedimet e Vjenës.

“Në negociata t’i duhet të japësh dhe të marrësh”, ka thënë ai.

Ai tha se shumica për të mos thënë të gjitha “vijaat e kuqe” të Iranit janë ruajtur me këtë marrëveshje.

Nuk është e qartë nëse ligjvënësit iranianë do të votojnë për marrëveshjen apo vetëm do të diskutojnë për të.

XS
SM
MD
LG