Ndërlidhjet

Ashton përpiqet t’i ulë shqetësimet e Izraelit


Benjamin Netanyahu (djashtas) dhe Ashton Carter sot në Jerusalem
Benjamin Netanyahu (djashtas) dhe Ashton Carter sot në Jerusalem

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, është takuar sot në Jerusalem, me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në përpjekje për uljen e shqetësimeve të Izraelit lidhur me marrëveshjen atomike ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Sipas marrëveshjes së arritur më 14 korrik, sanksionet kundër Iranit do të tërhiqen në mënyrë graduale, ndërsa Irani, në këmbim, do ta kufizoj në periudhë afatgjatë programin e tij bërthamor.

Mbrëmë, zoti Carter tha se Izraeli mbetet “bazë e strategjisë amerikane në Lindjen e Mesme”, dhe ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta shtojnë bashkëpunimin ushtarak me Izraelin.

Izraeli ka tërhequr vërejtjen se marrëveshja atomike do të thotë më tepër fonde për grupin militant libanez, Hezbollah, që mbështetet nga Teherani, dhe armiqtë e tjerë të Izraelit.

Gjatë turneut rajonal të zotit Carter, i cili synon sigurimin e sërishëm të aleatëve të Shteteve të Bashkuara, që kanë shqetësime lidhur me marrëveshjen bërthamore, parashihet edhe qëndrimi në Jordani dhe Arabi Saudite.

XS
SM
MD
LG