Ndërlidhjet

Kirgizi: Përfundon bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara


Pamje e kryeqytetit Bishkek në Kirgizi
Pamje e kryeqytetit Bishkek në Kirgizi

Qeveria e Kirgizisë tha sot se formalisht e ka përfunduar marrëveshjen e vitit 1993 për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Shërbimi për shtyp i qeverisë tha se kryeministri i Kirgizisë, Tamir Sariyev, e ka nënshkruar dekretin me të cilin mbyllet marrëveshja e quajtur “Bashkëpunimi për Lehtësimin e Masave të Ndihmës”.

Kjo lëvizje u bë pasi Ministria e jashtme e Kirgizisë, më 17 korrik, ka protestuar kundër vendimit amerikan për dhënien e një çmimi për të drejtat e njeriut, gazetarit dhe aktivistit, Azimjon Askarov, i cili është në vuajtje të dënimit me burgim të përjetshëm në një burg në kryeqytetin, Bishkek, lidhur me akuza për “krijimin e kërcënimit për paqen civile dhe stabilitetin në shoqëri”.

Askarov, që me kombësi është uzbek etnik, ishte dënuar pas përleshjeve ndëretnike në pjesën jugore të Kirgizisë, në qershor të vitit 2010, kur më tepër se 400 vetë ishin vrarë.

Ai thotë se ishte torturuar nga policia.

Dje, Uashingtoni i ka tërhequr vërejtjen Kirgtizisë se përshkallëzimi i tensioneve mund t’i rrezikoj programet e ndihmave të financuara nga Shtetet e Bashkuara në Kirgizi.

Aktualisht, Kirgizia është bërë anëtare e Unionit Ekonomik të Euroazisë, që udhëhiqet nga Rusia.

XS
SM
MD
LG