Ndërlidhjet

SHBA: Është vrarë operativisti i al-Kaidës në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Pentagoni thotë se ka konfirmuar vrasjen e operativistit të al-Kaidës, Muhsin al-Fadhli, nga një sulm ajror amerikan në Siri.

Në njoftimin e mbrëmshëm të Pentagonit, mëtutje, theksohet se ai ishte vrarë më 8 korrik, derisa udhëtonte me veturë afër vendit Sarmada në Siri.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, e ka përshkruar personin al-Fadhli, si “lehtësues i lartë i al-Kaidës, i cili ishte në mesin e pak liderëve të besuar të al-Kaidës, që kishte marrë informacion paraprak për sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001”.

Al-Fadhli ishte cak i një sulmi ajror të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në muajin shtator të vitit 2014 në Siri.

Disa zyrtarë amerikanë patën thënë se ata kishin menduar se ai është vrarë, por të tjerët, në vitin 2014, kishin theksuar se vrasja e tij nuk ka mundur të konfirmohej.

XS
SM
MD
LG