Ndërlidhjet

Gjenerali amerikan e mbështet dërgimin e armatimit në Ukrainë


Mark Milley gjatë dëshmisë së tij në një komitet të Senatit
Mark Milley gjatë dëshmisë së tij në një komitet të Senatit

Shtetet e Bashkuara duhet “seriozisht ta shqyrtojnë” çështjen e dërgimit të armatimit vdekjeprurës në Ukrainë dhe për të vendosur kontrollues të sulmeve ajrore amerikane afër hapësirave të luftës në Irak, ka thënë mbrëmë gjenerali amerikan, Mark Milley.

Zoti Milley, që ishte nominuar për të qenë shef i ardhshëm i shtamadhorisë së ushtrisë amerikane, tha se ai pajtohet me komannadin e brigadave të marinës, Joe Dunford, se Rusia paraqet kërcënimin më të madh për Shtetet e Bashkuara, për shkak të arsenalit të saj të madh atomik dhe për shkak të sjelljes “shumë agresive", prej vitit 2008.

“Ata e kanë sulmuar dhe invaduar Gjeorgjinë, ata e kanë marrë Krimenë, ata kanë sulmuar brenda në Ukrainë”, tha gjenerali Mark Milley, në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit, duke konkluduar se “kjo është shqetësuese”.

Duke e shprehur pikëpamjen e tij për sulmet në Ukrainë me zjarr artilerik dhe raketor nga kryengritësit e mbështetur nga Rusia, prej vitit të kaluar, Milley tha se “unë do të isha në favor të furnizimit të Kievit me pajisje vdekjeprurëse mbrojtëse”.

Më herët, Shtetet e Bashkuara u kanë rezistuar thirrjeve për furnizim të Ukrainës me armatim vdekjeprurës për shkak të shqetësimeve për përshkallzimin e konfliktit.

Por, deklarata e gjeneralit Milley është shenja e më e re se Pentagoni ndoshta do ta shqyrtoj këtë çështje.

XS
SM
MD
LG