Ndërlidhjet

Ish-kryeministri i Egjiptit dënohet me 5 vjet burgim


Pamje nga gjykimi i Hosni Mubarak
Pamje nga gjykimi i Hosni Mubarak

Një gjykatë në Egjipt sot e ka dënuar ish-kryeministrin në kohën e presidentit të rrëzuar Hosni Mubarak, me pesë vjet burgim për korrupsion.

Vendimi në një rigjykim të akuzave për korrupsion ndaj Ahmed Nazif përfshin gjithashtu një gjobë prej 6.8 milionë dollarësh.

Në vendim u tha se Nazif ka përdorur pozitën e tij si kryeministër nga viti 2004 deri në vitin 2011 për të të grumbulluar një pasuri prej 8.2 milionë dollarëve.

Mubarak shkarkoi Nazif për të qetësuar protestuesit gjatë kryengritjes së vitit 2011 që i dha fund sundimit të tij.

Më herët gjat, Mubarak dhe dy djemtë e tij u dënuan me tre vjet burg nën akuzat për korrupsion.

XS
SM
MD
LG