Ndërlidhjet

Të paktën 15 vetë janë mbytur në lumin Nil afër Kajros


Kajro, foto nga arkivi
Kajro, foto nga arkivi

Ministria e Brendshme e Egjiptit ka njoftuar se së paku 15 njerëz, përfshirë edhe dy fëmijë, janë mbytur kur një anije me udhëtarë e cila po lundronte në lumin Nil afër Kajrosm, u përplas me një maunë.
Minsitria thotë se anija e udhëtarëve, e cila kishte në bord më shumë se 25 njerëz, është përmbytur. Gjashtë njerëëz janë shpëtuar dhe drejtuesi i maunës është arrestuar.

Operacioni i shpëtimit ka vazhduar por është ndërprerë për shkak të errësirës. Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Hossam Abdel-Ghaffar ka thënë se 12 trupa të pajetë janë sjellë në morgjet e spitaleve më të afërta.

Në lumin Nil ka pasur trafik të madh, pasi që egjiptianët kanë zgjedhur lundrimin për të festuar festën e Fitër Bajramit. Udhëtimet në lum, janë njëra prej mënyrave më të preferuara të egjiptianëve për të festuar.

Aksidentet në lumin Nil dhe në brigjet egjiptiane janë të shpeshta, pasi që shumë anije të vjetëra lundrojnë nëpër lum.

XS
SM
MD
LG