Ndërlidhjet

Carter në vizitë të paparalajmëruar në Irak


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter ka arritur në Bagdad në një vizitë të paparalajmëruar për t’u konsultuar me liderët irakinaë dhe për t’u takuar me komandatët e ushtrisë amerikane.

Carter, i cili po viziton për herë të parë Irakun si Sekretari i Mbrojtjes, tha se ai ka për qëllim të krijojë “vlerësimin e vet nga terreni për fushatën” kundër militantëve të Shteti Islamik, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të vendit.

Në Irak janë rreth 3,360 trupa amerikane të cilët janë të përfshirë në trjanimin e ushtarëve irakianë, këshillimit për planet e vbetejave si dhe sigurojnë personelin amerikanë. Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët e tyre të koalicionit, gjithashtu janë duke kryer sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Më herët Carter vizitoi Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Izraelin në përpjekje për t’i risiguruar aleatët e Uashingtonit në lidhje me marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG