Ndërlidhjet

Zyrtarët amerikanë mbrojnë para Senatit marrëveshjen me Iranin


Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit amerikan, foto nga arkiva
Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit amerikan, foto nga arkiva

Tre zyrtarë të lartë të administratës amerikane do të japin dëshminë e tyre para senatorëve për marrëveshjen bërthamore në mes të Iranit dhe fuqive botërore.

Anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit, sot do t’u parashtrojnë pyetje Sekretarit amerikan të Shteitt John Kerry, Sekretarit për Energji Ernst Moniz, dhe Sekretarit të Thesarit Jack Leë, për marrëveshjen të cilin Kongresi pritet që ta hedh në votim në shtator.

Në bazë të marrëveshjes së arritur më 14 korrik, sanksionet ekonomike ndërkombëtare kundër Iranit do të hiqen gradualisht pasi Teherani ka pranuar frenimin afatgjatë të programit bërthamor.

Ka pasur shqetësime të mëdha në Capitol Hill se Irani do të mundohet që të shmang inspektorët ndërkombëtar bërthamor dhe do të përdorë miliardat nga heqja e sanksioneve për të destabilizuar më tej Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG