Qindra banorë në periferi të qytetit kazak Almaty, janë evakuuar pas rrëshqitjes së dheut në këtë zonë.
Rrëshqitja e dheut ka ndodhur në qarkun Nauyryzbai të Almatyt në mëngjesin e sotëm, pas disa ditësh me mot të nxehtë të cilët kanë bërë që shkrihen akujt në malet afër qytetit.
Si pasojë e kësaj ka pasur vërshime ku edhe lumi Qarghaly doli nga shtrati.
Këto vërshime dëmtuan dhjetëra shtëpi.
Nga vërshimet dhe rrëshqitja e dheut në Almaty nuk është raportuar asnjë viktimë në njerëz.