Ndërlidhjet

Forcat e Turqisë i sulmuan militantët në Siri


Policët e Turqisë në kufirin me Sirinë
Policët e Turqisë në kufirin me Sirinë

Ushtria e Turqisë i ka aktivizuar aeroplanët luftarakë në kufirin jugor të Turqisë, derisa trupat e këmbësorisë kanë shtënë me tanke dhe artileri të rëndë kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, pasi sot militantët e kishin vrarë një ushtar turk në një postbllok kufitar.

Autoritetet thanë se postblloku turk ishte sulmuar nga persona të armatosur, që ishin pozicionuar brenda territorit të Sirisë, që është nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik.

Ata thanë se ushtarët turk janë përgjigjur me zjarr dhe e kanë vrarë së paku një militant.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë ka shpallur se pas përleshjeve ndërkufitare, presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan, kanë biseduar me telefon për përpjekjet për thellimin e koordinimit në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri ddhe Irak.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentoj nëse është arritur marrëveshje e re nga dy liderët për shfrytëzimin e bazës ajrore Incirlik, në pjesën juglindore të Turqisë, nga forcat e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG