Ndërlidhjet

Liderët rusë dhe evropianë diskutojnë për Ukrainën


Putin (i pari nga e majta), Merkel, Hollande dhe Poroshenko, gjatë një takimi të mëparshëm
Putin (i pari nga e majta), Merkel, Hollande dhe Poroshenko, gjatë një takimi të mëparshëm

Liderët e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës, janë pajtuar mbrëmë vonë, që ta përshpejtojnë tërheqjen e armatimit të rëndë në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa në takimin e javës së ardhshme, do të disktuojnë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Ukrainë, në kuadër të decentralizimit të qeverisjes.

“Është theksuar rëndësia që të kihet një datë e vetme për organizimin e zgjedhjeve lokale në gjithë Ukrainën, përfshirë disa sektorë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk,”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidentit të Francës, Francois Hollande, pas bisedimeve telefonike katërorëshe.

Bisedime të tjera telefonike për decentralizim dhe zgjedhje do të bëhen më 28 korrik.

XS
SM
MD
LG