Ndërlidhjet

Kidnapohet një kroat në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Jashtme e Kroacisë njoftoi sot së një qytetar i saj që po punonte në Egjipt për një kompani franceze, është kidnapuar nga një grup i armatosur, të cilin nuk mundën ta identifikonin.

Ministria bëri të ditura inicialet e të rrëmbyerit, 31 vjeçari T. S., dhe tha se ai u kidnapua më 22 korrik pranë Kajros, përgjatë rrugës së tij për në punë.

Thuhet se persona të armatosur ndaluan veturën e kompanisë në të cilën ky person po udhëtonte, dhe u larguan me të në një tjetër automjet.

Zyrtarët e sigurisë në Egjipt thanë se ky person ishte inxhinier që punonte për kompaninë franceze CGG.

Ata thanë se ai ishte ndaluar në një autostradë në perëndim të Kajros.

Megjithatë, ata thanë se nuk besojnë që kidnapimi ka të bëjë me ndonjë akt terrorist.

XS
SM
MD
LG