Ndërlidhjet

Afganistan: Bisedimet me talibanët vazhdojnë më 30 korrik


Ashraf Ghani
Ashraf Ghani

Raundi i dytë i bisedimeve mes zyrtarëve afganë dhe atyre talibanë do të mbahet më 30 korrik.

Mohammad Ismail Qasimyar, një zyrtar nga Këshilli i Lartë i Paqes i Kabulit, tha më 24 korrik se të dy palët ende janë duke vendosur për detajet e bisedimeve, përfshirë se kush do të marrë pjesë dhe ku do të mbahet.

Kina mund të jetë një nga vendet.

Këshilli i Lartë i Paqes është i ngraruar me negociimin e një marrëveshjeje me talibanët.

Qasimyar tha se Kabuli do t’i bëjë thirrje talibanëve të pajtohen në një armëpushim të përkohshëm nga luftimet, të cilat janë duke u zhvilluar që nga koha kur koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të rrëzoi regjimin Taliban në vitin 2001.

Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua në Murree të Pakistanit, në periferi të Islamabadit, më 7 korrik nën patronatin e SHBA-së dhe zyrtarëve kinezë.

Presidenti afgan Ashraf Ghani, bisedimet me talibanët i ka bërë prioritet të qeverisjes së tij.

XS
SM
MD
LG