Ndërlidhjet

Sulm në Irak, 21 ushtarë të vrarë


Të paktën 21 ushtarë dhe luftëtarë pro-qeveritarë janë vrarë nga një sulm vetëvrasës me makinë në në përëndim të Irakut, ku qeveria është duke luftuar me grupin militant Shteti Islamik.

Agjencitë e lajmeve raportuan se sulmuesit vetëvrasës, militantë të dyshuar të Shtetit Islamik, përplasën dy automjete ushtarake në një bazë ushtarake, në rajonin e kontrolluar nga ta, në qytetin Fallujah, pranë lumit Therthar.

Zyrtarët ushtarake thanë se 24 pjestarë tjerë të tyre janë plagosur nga sulmi.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG