Ndërlidhjet

Assad i gatshëm për dialog për paqe


Bashar al-Assad
Bashar al-Assad

Presidenti i Sirisë Bashar Assad tha sot se ai mbështet çfarëdo dialogu politik për t’i dhënë fund luftës civile në vend, edhe nëse ka ndikim të kufizuar për të zgjidhur krizën.

Përmes një fjalimi në televizionin shtetëror, Assad pranoi se ushtrisë siriane i është dashtur të heqë dorë nga disa zona të Sirisë, në luftën e saj me kryengritësit.

Assad tha se ushtria është e gatshme të mbrojë kombin, por është duke u përballur me numër në rënie të ushtarëve.

Kjo rënie e ka detyruar Sirinë që të mbështetet në rekrutimin e militantëve besnikë të provincave të kontrolluara nga shteti.

Numri i pjesëtarëve të ushtrisë ka rënë në 200 mijë nga 350 mijë sa ishte para luftës.

Në një përpjeke për të rritur numrin e ushtrisë, Assadi shpalli amnisti për dezertorët e luftës të cilët kanë shkelur Ligjin për luftë.

XS
SM
MD
LG