Ndërlidhjet

Shpallet armëpushimi në Jemen


Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite për bombardimet e rebelëve në Jemen, ka deklaruar një armëpushim pesëditor në mënyrë që ndihmat humanitare të dërgohen te civilët.

Përmes një deklarate në faqen zyrtare saudite, u bë e ditur se armëpushimi fillon në mesnatën e 26 korrikut.

Por u shtua se koalicioni mbat të drejtët të reagojë në çfarëdo “lëvizje të aktiviteteve ushtarake” nga rebelët shiit Huthi gjatë armëpushimit.

Ky njoftim vjen pas sulmeve ajrore në provincën qendrore të Taizit, që vrau 80 persona, përfshirë civilë.

Koalicioni u udhëhequr nga Arabia Saudite ka bombarduar rebelët Huthi dhe aleatët e tyre që nga muaji mars, në përpjekje pqe të kthyer qeverinë e presidentit në ekzil, Abd-Rabbu Mansur Hadi.

Më shume se 80 për qind nga 25 milionë banorët e Jemenit, kanë nevojë për ndihma humanitare.

Një armëpushim njëjavor i kërkuar nga Kombet e Bashkuara në fillim të muajit, kishte dështuar.

XS
SM
MD
LG