Ndërlidhjet

Ukraina arreston një të dyshuar si oficer rus


Municioni i gjetur në kamionin e të arrestuarit
Municioni i gjetur në kamionin e të arrestuarit

Rojet kufitare të Ukrainës thonë se kanë arrestuar një oficer të Rusisë i cili po voziste një kamion ushtarak të mbushur me municion në pjesën lindore të vendit.

Ata thanë përmes një deklarate se personi kishte pranuar se i përkiste një njësiti të madh të artilerisë – raketore të Rusisë.

"Ai nuk kishte dokumente”, tha zëdhënësi kufitar Oleksandr Tomchyshyn. "Ai ishte përgjegjës për shpërndarje të municionit.Tha se e kishte humbur rrugën teksa shkonte ta shpërndante atë”.

Një tjetër person ishte arrestuar së bashku me këtë oficer të dyshuar rus, i cili tha se ishte luftëtar separatist pro-rus.

Automjeti ishte ndaluar rreth 45 kilometra në jugperëndim të Donjeckut.

XS
SM
MD
LG