Ndërlidhjet

Talibanët marrin bazën ushtarake në Afganistan


Zyrtarët afganë bëjnë të ditur se talibanët kanë marrë kontrollin e një baze ushtarake në pjësën verilindore të provincës Badakhshan pas tri ditë luftimesh.

Guvernatori i provincës Shah Wali Adeb tha sot se baza Tirgaran në distriktin Wardoj u mos nën kontrollin e militantëve më 25 korrik.

Ai tha se më shumë se 100 policë u dorëzuan para kryengritësve pasi nuk kanë marrë përforcime nga qeveria.

Zëdhënësi i policisë provinciale Lal Muhammad Ahmadzai tha se komandantët “u morën vesh” me talibanët dhe dorëzimi përfshinte dhënien e bazës dhe pajisjeve ushtarake.

XS
SM
MD
LG