Ndërlidhjet

Jemen: Armëpushimi humanitar hyn në fuqi


Jemen, foto nga arkivi
Jemen, foto nga arkivi

Raportohet se koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka thënë sot se do të ndërpresë sulmet ajrore mbi rebelët huthi dhe aletatët e tyre në Jemen, për të respektuar armëpushimin humanitar, i cili ka hyrë në fuqi.

Sifoqoftë, luftime ka pasur në provincat Taiz, Marib dhe Lahj, gjithashtu edhe afër qytetit Aden.

Koalicioni i cili sulmon caqet e rebelëve ka thënë se për 5 ditë do të vëzhgojë armëpushimin, ku do të lejohet shpërndarja e ndihmës humanitare për civilët.

Ky njoftim vjen pasi sulmet ajrore goditën provincën Taiz, ku u vranë të paktën 80 persona, në mesin e tyre edhe civilë.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka bombarduar rebelët Huthi dhe aleatët e tyre që prej muajit mars, pasi qeveria e presidentit Abd-Rabbu Mansur Hadi, iku në ekzil.

Në shumë se 80 për qind e popullsisë 25 milionëshe të Jemenit ka nevojë për një lloj ndihme.

Një armëpushim i arritur nga Kombet e Bashkuara, dështoi në fillim të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG