Ndërlidhjet

Davutoglu: Sulmet ajrore, ndryshojnë lojën në rajon


Kryeministri turk Ahmet Davutoglu
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thënë se sulmet ajrore të shtetit të tij kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe militantëve kurdë në Siri dhe në Irak, mund të “ndryshojnë lojën” në rajon.

Davutoglu citohet të ketë thënë gjatë një takimi me redaktorët e një gazete turke se tash “ka kushte të reja”.

“Prania e një Turqie, e cila mund të përdorë forcën e saj në mënyrë efektive mund të çojë në pasoja, të cilat mund të ndryshojnë lojën në Siri, Irak dhe në gjithë rajonin”, i ka thënë ai gazetës Hurriyet.

“Ne duam që të gjithë të lexojnë dhe vlerësojnë këto kushte të reja të krijuara në Siri dhe Irak nga operacionet tona dhe edhe njëherë në mënyrë korrekte të rishikojnë pozicionet e tyre në përputhje me rrethanat”, ka thënë Davutoglu.

NATO pritet që të mbajë nesër një mbledhje urgjente për të diskutuar për situatën. Kjo mbledhje është thirrur me kërkesë të Turqisë.

Kryeministri Davutoglu ka thënë se nuk ka plane që të dërgohen trupa tokësore në Siri.

Ai ka thënë se Turqia është pajtuar me Shtetet e Bashkuara se përmes sulmeve ajrore, të luftojnë rebelët në Siri.

Kryeministri turk ka shtuar se Turqia është e gatshme të punojë me grupin e kurdëve sirianë, të cilët kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, me kusht që kjo gjë të mos përbëjë rrezik për Turqinë.

Gjithashtu ai ka thënë se do të ndërpriten të gjitha marrëdhëniet me presidentin sirian Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG