Ndërlidhjet

Nis gjykimi ndaj ish-kryeministrit kazak


Ish-kryeministri kazak Serik Akhmetov
Ish-kryeministri kazak Serik Akhmetov

Në një gjykatë në Kazakistan ka filluar seanca dëgjimore në rastin kundër ish-kryeministrit Serik Akhmetov, i cili po përballet me akuza për korrupsion.

Akhmetov, i cili po akuzohet për “përvetësim dhe keqpërdorim të buxhetit shtetëror”, është paraqitur në gjykatën e qytetit Qaraghandy.

Që prej nëntorit të vitit 2014 ai ka qenë nën arrest shtëpiak.

Në këtë rast përfshihen edhe 21 persona të tjerë të akuzuar, përfshirë edhe ish-guvernatorin provincial dhe një ish-kryetar të qytetit në mesin e disa zyrtarëve të tjerë qeveritarë në Qaraghandy.

Akhmetov, 56 vjeçar, ka shërbyer si kryeministër nga shtatori i vitit 2012 deri në prill 2014.

Ai ishte emëruar vjet në postin e ministrit të Mbrojtjes por dha dorëheqje në muajin tetor. Dorëheqja e tij, zyrtarisht ishte përshkruar si “vendim personal”, i Akhmetov-it.

XS
SM
MD
LG