Ndërlidhjet

Rutte dështon ta bindë Putinin të votojë për tribunalin e MH17


Kryeministri holandez Mark Rutte
Kryeministri holandez Mark Rutte

Kryeministri i Holandës Mark Rutte i ka bërë thirrje “urgjente” presidentit rus Vladimir Putin, që të mos vendos veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për rezolutën e cila do të krijojë një tribunal për gjykimin e personave të dyshuar lidhur me rrëzimin e fluturimit MH17, në lindje të Ukrainës në korrik të vitit të kaluar.

Zyra e Rutte tha se kryeministrit zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin, pak para se rezoluta të votohet në OKB sot, me qëllim që të marrë mbështetjen e Rusisë, lidhur me krijimin e tribunalit ndërkombëtar, për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines, ku humbën jetën 298 persona.

Malajzia, Holanda, Australia, Ukraina dhe Belgjika kanë kërkuar që të themelohet një tribunal ndërkombëtar.

Malajzia ka përpiluar draf-rezolutën për këtë çështje dhe është vendosur që për të votohet sot.

Rezoluta kërkon nga të gjitha shtetet që të bashkëpunojnë me tribunalin special ose në të kundërtën do të përballen me sanksione.

Kremlini ka thënë se Putini vazhdon ta kundërshtojë krijimin e një tribunali të tillë.

XS
SM
MD
LG