Ndërlidhjet

Pekini do të jetë nikoqir i Lojërave Dimërore Olimpike 2022


Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka zgjedhur Pekinin nikoqir të Lojërave Dimërore Olimpike të vitit 2022.

Pekini ka mundur kandidatin tjetër finalist, qytetin Almaty të Kazakistanit me 85 vota të delegatëve, në mbledhjen e mbajtur sot në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Sot kryeministri kazak Karim Masimov, i ka bërë thirrje delegatëve që të marrin një “vendim historik”, duke e zgjedhur Almatyn nikoqire.

Ai e përshkroi Almatyn si një qytet që ofron borë të vërtetë dhe male që ofrojnë kushte të mira për ogranizimin e lojërave.

Në anën tjetër, Pekini ka përvojë në organizimin e lojërave olimpike. Ai është bërë vendi i parë që do të organizojë edhe lojërat dimërore dhe verore.

XS
SM
MD
LG