Ndërlidhjet

NATO me paketë ndihmëse për Irakun


Ilustrim
Ilustrim

Aleatët në NATO u pajtuan sot për një paketë masash për të ndihmuar në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes së forcave irakiane, përfshirë në fushën e trajnimit ushtarak,dhe luftën kundër pajisjeve shpërthimeve të improvizuara.

Sekretari Gjeneral i NATO-s tha se programi ndihmës, i aprovovuar nga 28 anëtarët e aleancës, është e ndërtuar për t’i ndihmuar Irakut duke i siguruar mbështetje në zona ku NATO-ja i sheh si “vende më të vlerësuara”.

Stoltenberg tha se NATO dhe Iraku do të punojnë për detajet e programit të trajnimit, i cili do të mbahet në Turqi dhe Jordani.

Kjo paketë masash e NATO-s, tha ai, do të ndihmojë edhe në përpjekjen e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kundër Shtetit Islamik, si dhe për aleatët e NATO-s, Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG