Ndërlidhjet

OBSH-ja krijon plan për reagim të shpejtë


Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke e krijuar një plan për të përmirësuar përgjigjen mjekësore në raste të shpërthimeve të epidemive, pasi u akuzua që kishte reaguar me ngadalësi gjatë shpërthimit të epidemisë Ebola në perëndim të Afrikës.

"Qëllimi është të reduktojmë kohën nga njohja e shpërthimit deri te reagimi në katër apo më pak muaj”, tha drejtoresha gjenerale e OBSH-së Margaret Chan.

"Duke e bërë këtë , unë besoj, bota do të jetë më e përgatitur për emergjencën e ardhshme të pashmangshme mjekësore. Askush nuk dëshiron ta shohë stafin mjekësor pa mjete pune persëri”, tha ajo.

Plani i plotë pritet të prezantohet në konferencën vjetore të OBSH-së me ministrat e Shëndetësisë, në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2016.

XS
SM
MD
LG